-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afrikanët në Shëngjin/ Godole: Rama i bëri qokë Melonit, Shqipëria zero përfitim

Kryesoret

Shqipëria pranoi që të ngrinte një kamp refugjatësh në Shëngjin kundrejt asnjë përfitimi, sipas mediave italiane. Pedagogia Jonila Godole thekson se Turqia ka marrë 11 miliardë euro për mbajtjen e refugjatëve. Sipas saj marrëveshje të tilla duhet të diskutohen në Parlament dhe të bëhen transparente për qytetarët.

“Nga viti 2011 deri me sot, Turqia ka marre 11 miliarde Euro nga Bashkimi Europian per mbajtjen e refugjateve aty, ne menyre qe ata te mos futeshin ne Europe (njoftim i Komisionit Europian me 27.9.2023).

– Po Shqiperia cfare perfitimi ka konkretisht nga marreveshja me Italine, apo eshte kjo nje marreveshje personale e kryeministrit Rama?

– Me ke e diskutoi zoti Rama kete vendim perpara se ta merrte?

– U konsultua dhe me opoziten per kete vendim?

– Perse zgjodhi portin e Shengjinit, dhe jo, bie fjala, te Durresit ose te Vlores?

– Mbi cilat kritere objektive u be perzgjedhja e vendit ku do strehohen refugjatet?

– Si do demshperblehet Shengjini per humbjet e mundshme ekonomike te turizmit nga kampi i refugjateve? Dhe kush do ta demshperbleje? BE-ja, Italia, apo taksapaguesit shqiptare?

Kur flitet per nje marreveshje, perfitimet duhet te jene dypaleshe. Neqoftese Italia / BE perfitojne, por Shqiperia nuk ka perfitim te shprehur zyrtarisht, atehere dikush tjeter duket sikur perfiton ne emer te Shqiperise ne menyre jo transparente ose nepermjet nje qoke.

Marreveshje te tilla duhet te diskutohen ne Parlament, dhe duhet te behen transparente per qytetaret. Perndryshe ato lene nje shije te hidhur” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit