-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti polak jep shansin e parë për të formuar qeverinë kryeministrit aktual

Kryesoret

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i dha mandatin të hënën kryeministrit Mateusz Morawiecki që të përpiqet të formojë qeverinë e ardhshme pasi partia e tij nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar.

Megjithatë gjasat që kryeministri të arrijë ta realizojë një gjë të tilla janë pothuajse zero, pasi atij i mungon shumica e nevojshme.

Një aleancë e partive opozitare pro-Bashkimit Evropian fitoi shumicën në zgjedhjet e 15 tetorit, por presidenti Duda kishte thënë përpara zgjedhjeve se do t’i jepte partisë që kishte fituar numrin më të madhe të votave si forcë politike e vetme, shansin e parë për të formuar qeverinë.

Partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), në pushtet që nga viti 2015, udhëhoqi në zgjedhje, por humbi shumicën përballë votave të kombinuara të partive opozitare.

Duke qenë se të gjitha partitë e tjera kanë përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni me PiS, partia duket se nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë.

“Pas një analize të peshuar dhe konsultimeve, vendosa t’ia besoj misionin e formimit të një qeverie kryeministrit Mateusz Morawiecki,” tha zoti Duda, një aleat i partisë PiS, në një fjalim televiziv.

Nëse zoti Morawiecki nuk është në gjendje të fitojë votëbesimin në parlament, atëherë ligjvënësit do të emërojnë një kandidat tjetër për kryeministër.

Gjasat janë që ai të jetë ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, për të cilin partitë opozitare kanë rënë dakord që të jetë kandidati i tyre për kryeministër

Emërimi i tij do të shënonte një ndryshim të madh për Poloninë pas tetë vitesh polemikash me Brukselin për çështje që variojnë nga pavarësia e gjyqësorit tek të drejtat e komunitetit LGBT./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit