-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati te “5Pyetjet”/ Pëllumbi: Ti nxjerrim frikën SPAK-ut! Shabani: Berisha po e sfidon

Kryesoret

Kreu i nismës “Thurje” Endri Shabani tha te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo” se Sali Berisha po e sfidon SPAK-un duke mos u paraqitur. Ai kërkoi që prokuroria të tregojë se nuk ka të paprekshëm dhe të reagojë duke marrë një tjetër masë më shtrënguese kundër ish-kryeministrit.

Ngërçi është artificial. Ka ardhur cirku në qytet. Berisha bën ca fotografi dhe u tregon ndërkombëtarëve që po bëhet nami që SPAK-u të mos avancojë. Shumica është në rregull sepse i mbulon zullumet me Berishën.

SPAK-u po krijon një precedent për të marrë përpara, Ramën, Metën, Majkon, kush ka qenë kryeministër. Berisha po i bën një sfidë SPAK-ut. Por SPAK-u duhet të tregojë që e trajton Berishën si qytetar të barabartë përpara ligjit. SPAK duhet të tregojë nëse ka njerëz të paprekshëm në Shqipëri” tha ai.

Demokrati Saimir Korreshi ka një tjetër mendim duke mbështetur linjën e Berishës. “Nuk kemi pse arrijmë në këtë ngërç ndërkohë që u ndoq një standard me ish-zv/ kryeministrin, e njëjta gjë mund të kishte ndodhur dhe i kishte shmangur këto”.

Socialisti Arben Pëllumbi kishte një këshillë për Berishën, që t’i drejtohet Kushtetueses nëse mendon se i është shkelur e drejta. “Ne nuk jemi asnjëri specialist i kësaj fushe. Ku dalim? Zoti Berisha dhe filozofia e tij që ua ka imponuar edhe juve; ose nuk i respektojmë institucionet ose i dhunojmë.

Nëse ai gjykon se i është mohuar e drejta, i drejtohet Kushtetueses. Kështu funksionon demokracia, jo duke kaluar nga telat e Kuvendit. Ne duam që SPAK-u të dalë nga frika e njerëzve të pushtetshëm që janë përtej ligjit. Ne këtu duhet ta mbështesim. Pastaj nëse e bën procedurën mirë apo gabim, nuk e interpretojmë ne” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit