Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe Municioneve”, Nikoll Sherrnikun.
Sherrniku u arrestuar më 17 gusht 2022 në zonën e Shëngjinit, teksa udhëtonte me një automjet të blinduar dhe me vete mbante një armë automatike dhe radio.
Me të njëjtën masë është dënuar dhe Flutura Berisha, e cila në momentin e arrestimit ndodhej në timonin e makinës së blinduar ku qëndronte edhe Nikoll Sherniku.
Sherrniku rezulton i dënuar edhe më parë, pasi gjykata e Lezhës e ka gjetur fajtor për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për ngjarjen e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhulio Prela.
Ai së fundmi teksa ndodhej në burg, i është caktuar një tjetër masë sigurie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë kamarierja e lokalit dhe u plagosën 4 persona të tjerë.