-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ajo ka një hall…”! Berishës i ndodh e papritura LIVE, qytetarja i revoltohet (VIDEO)

Kryesoret

Një e papritur i ndodhi ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme teksa po fliste jashtë Kryesisë së Kuvendit me gazetarët. Një qytetare u shfaq e revoltuar kundër tij dhe me me klasën politike.

Ajo iu drejtua ish kryeministrit duke thënë se nuk e dimë kush na përfaqëson, pasi nga mëngjesi deri në darkë në televizor del vetëm Rama dhe Berisha.

Biseda mes Sali Berishës dhe qytetares;

Qytetarja: Zoti Berisha kam një pyetje për ju, diktatura ka filluar sot apo që në 2008?

Berisha: Nëse je gazetare rri këtu dhe bëj pyetje, po nuk je gazetare, shko në zyrë dhe të pres atje dhe të përgjigjem për të gjitha.

Qytetarja: Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.

Berisha: Hajde dhe ti dil ne televizor, unë nuk kam kundërshtim

Qytetarja: Ju keni kapur televizorin!

Berisha: Ajo ka një hall

Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore qysh nga Presidenca, kryeministri, ministrat.

Berisha: Unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.

Qytetarja: Nuk di kë të takoj.

Berisha: Shkruaj një letër

Qytetarja: I kam shkruar Presidentit dhe nuk kam marrë përgjigje.

Berisha: Unë nuk jam presidenti, unë jam Sali Berisha. Unë jam i gatshëm të shqyrtoj problemin tënd brenda mundësive që kam.

Qytetarja: Ju keni qenë deputet, ju keni firmosur marrëveshjen 2008 me Edi Ramën, që i keni marrë të drejtën shqiptarëve, vetëm ju zgjidhni deputetet.

Berisha: Unë mendova mos kishe ndonjë hall personal, këto shko futu në një parti dhe zgjidhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit