-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, agjencia e OKB-së: Nuk jemi të informuar

Kryesoret

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka reaguar në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantëtë.

Agjencia e OKB-së në reagimin e saj thotë se nuk është palë dhe as e informuar për këtë marrëveshje.

Aktualisht agjencia shton se është duke kërkuar informacione të mëtejshme nga autoritetet italian e dhe shqiptare.

Pjesë nga reagimi:

UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, nuk është palë apo e përfshirë në marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila u njoftua të hënën. UNHCR-ja nuk ishte informuar apo konsultuar për përmbajtjen e marrëveshjes apo detajet e saj. Aktualisht po kërkojmë informacione të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.
Qëndrimi i kahershëm i UNHCR-sëLidhja është e jashtmeështë se kthimet ose transferimet në vende të treta të sigurta mund të konsiderohen të përshtatshme vetëm nëse përmbushen disa standarde – në veçanti, që ato vende të respektojnë plotësisht të drejtat që rrjedhin nga Konventa e Refugjatëve dhe detyrimet e të drejtave të njeriut, dhe nëse marrëveshja ndihmon në ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët në mënyrë të barabartë midis kombeve, në vend që ta zhvendosin atë.

Sipas ligjit ndërkombëtar për refugjatët, përgjegjësia kryesore për vlerësimin e kërkesave për azil dhe dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare i takon shtetit në të cilin një azilkërkues arrin, qoftë në kufijtë tokësorë apo në det, dhe e kërkon atë mbrojtje. Ky detyrim mbetet i pandryshuar nga transferimi i azilkërkuesve apo përpunimi jashtëterritorial. Ndërsa marrëveshjet e transferimit ligjor për bashkëpunimin për azilin mund të bëhen ndërmjet shteteve, masa të tilla duhet të sigurojnë dhe përmirësojnë mbrojtjen e refugjatëve…

UNHCR po kërkon të diskutojë më tej detajet me qeverinë italiane dhe atë shqiptare për të kuptuar më mirë implikimet për refugjatët dhe njerëzit e tjerë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit