Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, në zonën e Kavajës.
Mësohet se një automjet me drejtuese me inicialet I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues me inicialet F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e automjetit mësohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.