-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet interesimi për pasaporta në Kosovë

Kryesoret

Liberalizimi i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të asaj që njihet si zona Schengen.

Por, udhëtimet e tilla duhet të shërbejnë vetëm për vizita turistike apo çështje familjare, dhe nuk nënkuptojnë assesi leje pune ose përfitime të tjera.

Më shumë aplikime për pasaporta

Sikurse Qëndrimi, edhe dhjetëra-mijëra qytetarë të Kosovës kanë aplikuar sivjet për herë të parë për pasaportë.

Të dhënat që Radio Evropa e Lirë i ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës mbulojnë periudhën 1 qershor – 6 nëntor të këtij viti dhe, sipas tyre, janë 51.365 qytetarë që kanë aplikuar për herë të parë për pasaportë.

Krahasuar me shifrën e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 48.791, bëhet fjalë për 2.574 aplikime më shumë. Në mesin e tyre dominojnë grup-mosha 0-2 vjeç dhe grup-mosha 18-22 vjeç.

Ardi Ukaj, 21 vjeç, aplikoi në fund të tetorit për t’u pajisur me pasaportë – po ashtu për herë të parë.

REL-i e takoi atë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë, ku po interesohej nëse dokumenti i tij është gati.

Gjermania është edhe për të destinacioni i dëshiruar.

“Por, si turist, për vizitë… Nuk punoj pa dokumente të rregullta, sepse ma ndalojnë hyrjen dhe nuk rrezikoj,” thotë Ardi.

Ka interesim, por jo fluks masiv

Në disa agjenci turistike në Kosovë pohojnë se ka rritje të interesimit të qytetarëve dhe grupeve të organizuara për oferta të udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian, pas 1 janarit, 2024, por, sipas tyre, nuk bëhet fjalë për ndonjë fluks masiv.

Blerina Gashi, nga agjencia turistike ajrore Eurokoha, thotë se në bazë të rezervimeve të deritashme, qytetarët në mesin e 20-tave janë më të interesuar për të udhëtuar./REL

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit