-sidi education-spot_img
18.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fieri qendra e basteve, 4 të arrestuar, 2 të tjerë në gjendje të lirë

Kryesoret

Qyteti i Fierit është kthyer në një qendër për vendosjen e basteve sportive.

Sipas asaj që raportohet, në Fier dhe në Patos janë kapur në flagrancë 3 lokale të cilat shërbenin për vendosjen e basteve dhe lojërave të fatit.

Nga sekuestrimi i 7 celularëve dhe 3 kompjutrave nga ana e policisë janë arrestuar 4 persona ndërkohë që dy të tjerë janë në gjendje të lirë.

Kjo situatë vjen nga operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, prej të cilit janë zbuluar 3 lokale ku luheshin lojëra fati.

Në lagjen “15-tetori” u arrestuan Mario Ogici, 24 vjeç pasi kishte vënë lokalin në dispozicion për të luajtur lojëra fati nëpërmjet celularit. Në këtë zonë u arrestua dhe Arbër Bakalli, 45 vjeç .

Në lagjen “29-nëntori” në Fier u vu në pranga Klerid Tafa, 20 vjeç dhe u shpall në kërkim Klejdi Jurua 39 vjeç, kjo pasi lokali në pronësi të 39 vjezarit ishte përshtatur për vendosjen e skedinave, i njëjti vend ku ishte i punësuar dhe Klerid Tafa.

Të arrestuar ka pasur dhe në zonën e Patosit, në pranga u vendos Fredi Sulejmani, 46 vjeç dhe u nisi procedimi në gjendje të lirë për Tomorr Abazin,64 vjeç dhe Shkëlqim Hoxha, 52 vjeç, të 3 banues në Patos.

Fredi sulejmani kishte kthyer lokalin e tij në qendër bastesh ndërkohë që dy shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë duke vendosur skedina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit