-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova triumfon ndaj Izraelit, ja rezultati

Kryesoret

Kosova ka regjistruar një fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024

Fillimi i ndeshjes ishte i vakët me dy ekipet që prisnin gabimet e njëri-tjetrit për të rrezikuar.

Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.

Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.

Ishte minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë, për t’i dhënë epërsi Kosovës.

Me avantazh prej një goli të Kosovës, përfunduan 45 minutat e para.

Ndeshja Kosovë-Izrael, ja rezultati i pjesës së parë

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Kosovës të cilët u treguan më të rrezikshëm përballë portës.

Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë të dytë.

Izraeli u mundua të bëjë më të mirën kur kishte topin në posedim, por mbrojtja ‘e hekurt’ e Kosovës nuk lejoi që të rrezikohej porta e Aro Muric.

Pas kësaj fitoreje Kosova vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me dhjetë pikë të tubura por me gjasat për kualifikim që tashmë janë shuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit