-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistët: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi i vështirë

Kryesoret

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar për përgjegjësitë që dalin nga plani franko-gjerman për të dyja vendet.

Takimi vjen pasi udhëheqësit gjerman, francez dhe italian qartësuan pritshmëritë e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre dhe pas kritikës së Komisionit Evropian drejtuar palëve për mungesë përkushtimi ndaj këtij procesi.

Por, njohësit e zhvillimeve mes dyja vendeve thonë se qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës vetëm është ashpërsuar dhe se nëse nuk ka një strategji afatgjatë për zgjidhje të qendrueshme mes dy vendeve, trysnia e perëndimit nuk do të sjellë ndonjë ndryshim.

Në prag të një takimi të ri ndërmjet negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë këtë javë në Bruksel, njohësit e zhvillimeve mes dy vendeve shohin një sërë mangësish në qasjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara dhe përpjekjeve të tyre për të nxitur Kosovën dhe Serbinë drejt zbatimit të një marrëveshjeje në bazë të modelit të paraqitur nga negociatorët ndërkombëtarë.

Jolyon Naegele, ish zyrtar i OKB-së në Kosovë dhe koordinatori i parë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë mandatit të UNMIK-ut në vitin 2003, në një intervistë për Zërin e Amerikës kritikon bashkësinë ndërkombëtare që në 20 vitet e fundit nuk ka ofruar zgjidhje afatgjata./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit