Këtë të diel në orën 17:30 në “Craven Cottage” të Londrës, Fulham luan kundër Liverpool, me Brojan që sërish niset nga stoli.
Trajneri Marco Silva ende nuk po i beson një fanellë titullari 22-vjeçarit që në merkaton e dimrit la Chelsean dhe kaloi në huazim te Fulham, pikërisht për më shumë minuta.
Duket se zgjedhja nuk ka qenë e mirë për Armandon, që para Euro 2024 nuk ka minuta në këmbë. Nëse dy javë më parë ai kishte disa ndeshje në tribunë, tanimë Broja është ritkhyer në stol, por duke marrë minuta me “pikatore” dhe kryesisht në fundin e ndeshjeve.
Sa i takon sfidës, ‘The Reds’ janë në kërkim të një fitoreje të domosdoshme nëse duan të vazhdojnë si kandidatë për titullin në Premier League.
Aktualisht të besuarit e Klopp po kalojnë një moment jo të mirë, ku brenda një jave humbën kreun në kampionat dhe u eliminuan nga Europa League në sfidën kundër Atalantës.
Liverpool mban vendin e 3-të me 71 pik, 3 më pak se Arsenal dhe 2 më pak se Manchester City që duhet ende të luaj.
Fulham nga ana tjetër ndodhet në mesin e tabelës me 42-pik.