SPAK kërkon 4 vite burg për ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, që akuzohet për korrupsion pasiv. Për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.
Dy vite burg janë kërkuar për Vladimir Topin, i cili është administratori i kompanisë “Dricons”. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.
Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv. Laura Shteto mori 330 mijë lekë nga rreth 700 mijë lekë që ishte tenderi që biznesmeni ta përfitonte prokurimin e supervizimit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.