-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Në Këshillin e Europës shtohen kritikët ndaj marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës

Kryesoret

Këshilli i Europës i shtohet zërave që ngrenë pikëpyetje dhe dyshime mbi marrëveshjen e firmosur mes Tiranës dhe Romës për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendra pritjeje për migrantët që nisen nga Afrika e Jugut drejt Italisë.

“Memorandumi për zbarkimin dhe përpunimin e kërkesave për azil, i arritur javën e kaluar, ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe i shtohet një prirjeje problematike evropiane drejt shmangies nga përgjegjësitë për azil,” deklaroi sot Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, e Këshillit të Europës, Dunja Mijatoviç.

Sipas Komisioneres Mijatoviç një sërë pyetjesh lidhen me ndikimin që vënia në jetë e një marrëveshjeje të tillë, do të kishte mbi të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe migrantëve.

“Këto kanë të bëjnë, ndër të tjera, me zbarkimin në kohë, ndikimin në operacionet e kërkim-shpëtimit, drejtësinë e procedurave të azilit, identifikimin e personave të cenueshëm, mundësinë e ndalimit automatik pa një rishikim të përshtatshëm gjyqësor, kushtet e ndalimit, qasjen ndaj ndihmës juridike dhe mjetet efektive juridike,” nënvizon zonja Mijatoviç në deklaratën e saj.

Komisionerja e Këshillit të Europës shprehet se “memorandumi krijon një regjim ad hoc ekstra-territorial të azilit i karakterizuar nga shumë paqartësi ligjore.

Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë të dëmtojë garancitë thelbësore të të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien për shkeljet, duke rezultuar në trajtim të ndryshëm midis atyre, kërkesat e të cilëve për azil do të shqyrtohen në Shqipëri dhe atyre për të cilët kjo do të ndodhë në Itali”./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit