-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan ashpërson kritikat ndaj Izraelit

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtuar kritikat e tij ndaj Izraelit, duke e quajtur “shtet terrorist” që synon të shkatërrojë Gazën dhe banorët e saj.

Gjatë një fjalimi para partisë së tij, Erdogan po ashtu tha më 15 nëntor se Turqia do të ndërmarrë hapa për t’u siguruar që udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Izraelit të përballen me gjykime para gjykatave ndërkombëtare.

“Izraeli po zbaton strategjinë e shkatërrimit total të një qyteti dhe banorëve të tij,” tha Erdogan.

“E them haptazi që Izraeli është shtet terrorist,” shtoi udhëheqësi turk.

Erdogan i ka përshkruar luftëtarët e Hamasit grup palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si “luftëtarë të rezistencës” të cilët, sipas tij, po tentojnë të mbrojnë tokën dhe popullin e tyre.

Turqia së fundi ka normalizuar raportet me Izraelin. Por, lufta Izrael-Hamas që nisi në fillim të tetorit – në Gazë edhe një herë ka përkeqësuar raportet mes Turqisë dhe Izraelit.

Izraeli muajin e kaluar tërhoqi diplomatët nga Turqia, pasi Erdogan e akuzoi Izraelin për kryerje të krimeve të luftës. Turqia më pas tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit