-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjaken rrugët! Ditë e zezë me tre viktima në asfalt

Kryesoret

Kjo e premte ka rezultuar tragjike për të paktën 3 persona që humbën jetët në rrugët e vendit nga aksidentet automobilistike.

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në unazën e Shkozetit, Durrës. Automjeti që drejtonte A. G., 32 vjeç ka përplasur një 50 vjeçar, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

E premte e zezë! Makina përplas për vdekje 50-vjeçarin mbi biçikletë

Po ashtu një 69-vjeçar i quajtur Veiz Plaku ka humbur jetën teksa po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet, në Kuçovë. Ndërkohë në pranga është vënë drejtësi i mjetit një 21-vjeçar.

EMRI/ Lëvizte me biçikletë dhe përplaset nga makina, ndërron jetë 69-vjeçari

Ndërsa në Elbasan një automjet me drejtues një 20-vjeçar, ka përplasur një 74-vjeçar. Ky i fundit ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35 në unazën e qytetit.

E përplasi me makinë i riu, ndërron jetë rrugës për në spital 74-vjeçari

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit