-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ne nuk jemi kafshë”! Ndërron jetë shqiptari në Britani

Kryesoret

Lajm i trishtë. Një 37-vjeçar shqiptar në Britani, i cili rreth një javë më parë kishte tentuar të vriste veten ka ndërruar jetë në spital, sipas “The Guardian”.

Burri, i cili vdiq të premten, kishte tentuar të vriste veten në qendrën e largimit të emigracionit Brook House pranë aeroportit Gatwick dhe më pas u dërgua në spitalin East Surrey, ku qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv.

Zyra e Brendshme konfirmoi vdekjen. Policia, mjeku ligjor dhe avokati i popullit të burgjeve dhe provës kanë nisur hetimet.

Ndërkohë një protestë u organizua në Brook House, kryesisht nga shqiptarë pas përpjekjes së burrit për të vrarë veten dhe tentativës për vetëvrasje të një shqiptari të dytë.

Një shqiptar i përfshirë në protestë tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer ata në Shqipëri.

“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në Mbretërinë e Bashkuar sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë; ne jemi njerëz”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit