-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e “Sterilizimit”/ Ku e “ngjeu” gishtin Ilir Beqja?

Kryesoret

Një ditë pasi u njoftua masa e sigurisë dalin në dritë detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja i akuzuar për çështjen e “Sterilizimit”. Shkeljet janë të shumta, por për cfarë dyshohet konkretisht ish-ministri?

Sipas SPAK, procedura e  hapur me negocim për dhënien e koncesionit të sterilizimit është në shkelje të ligjit pasi në atë kohë legjislacioni parashikon procedurë të hapur dhe jo me negocim, në mënyrë që të kishin mundësi edhe kompani të tjera të merrnin pjesë.

Plus konflikti i interesit, njohjet mes Ilir Beqajt dhe ish-zv/ ministrit Klodian Rrjepaj me koncesionarin që e fitoi Ilir Rrapaj.

Gjithashtu, Ilir Beqaj duhet të kishte konstatuar se nga procedurat koncesionare janë fryrë kostot nga ana e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë që mori përsipër të bënte sterilizimin e seteve kirurgjikale.

Beqaj dhe biznesmeni Rrapaj kanë udhëtuar disa herë së bashku në drejtim të Italisë dhe Vienës. Po ashtu ka pasur edhe shkëmbime mesazhesh në e-mail midis tyre.

SPAK ka dyshime se kompania që fitoi koncesionin është favorizuar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe kjo gjë është lejuar edhe nga ish-ministri Beqaj.

Ai akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim dhe ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për daljen jashtë vendit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit