-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jemi të parët! Kombëtarja “dehet” nga festa

Kryesoret

Jemi të parët. Shqipëria jo vetëm që kualifikohet në “Euro2024”, por do të shkojë si udhëheqëse e grupit në Gjermani. Mbrëmjen e sotme kuqezinjtë nuk mundën të shkojnë më shumë se një barazim pa gola përballë modestëve të Ishujve Faroe.

Të gjithë ishin të bindur se kualifikimi i siguruar një javë më parë në Moldavi sonte do të festohej me gola dhe spektakël, por duket se entuziazmi dhe emocionet që dhuruan tifozët i “dehën” lojtarët e kombëtares. Rastet ishin të shumta. Daku kishte mundësitë më të mira për të shënuar. Ishte edhe përballë portierit mik, por gaboi.

E thanë fjalën e tyre edhe miqtë disa herë. Gjithsesi sonte fitoi tifozeria në tribunë që meriton notën maksimale. Tani është momenti për të festuar. Në këtë grup ekipi i dytë që u kualifikua është Çekia pasi mposhti Moldavinë me tre gola. Dështimi i madh është Polonia. Shorti për fazën e grupeve do të hidhet në 2 Dhjetor në Hamburg.

Emocionuese! Heronjtë kthehen nga flamuri, por miqtë i fusin “kyçin” portës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit