-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot përballja në Apel, Berisha çon avokatin në gjykatë

Kryesoret

Sot gjykata e Apelit shqyrton ankimin e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit kundër masave të vendosura nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë.

Ish-kryeministri nuk ka preferuar që të shkojë vetë me të njëjtin argument që ka përdorur edhe më parë, duke dërguar avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Ende nuk dihet nëse dhëndri i Berishës do të shkojë vetë në gjyq për t’u përballur në apel për masën e sigurisë arrest me burg.

Por ditën e sotme një orë pasi të nisë gjyqi në Apel, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK në orë 10:00 para oficeres Adelajda Metaj për masat e sigurisë ndaj tij ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalimi daljes jashtë shtetit’ në çështjen Partizani, ku akuzohet për korrupsion pasiv.

Në 6 Nëntor refuzoi, e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe sot sepse ka refuzuar të marrë dijeni për procesin.

A do të marrë SPAK-u një masë më të fortë? Gjithçka mbetet e hapur. Në krahun tjetër, Berisha do të jetë në Parlament për betejën e radhës që nis në orën 10:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit