Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e shkuar në Fier ku dy makina u përplasën në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit, duke lënë të plagosur disa persona.
Siç njoftoi policia, një 20-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” u përplas me një Ford.
Për pasojë u plagosën dy drejtuesit si dhe tre pasagjerët që po udhëtonin me mjetin tip Ford.
Makinat bëhen copë-copë në Fier, 3 ambulanca në vendin e ngjarjes, detaje…
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital ndërsa grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
3 ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, kush u përfshi në aksidentin në Fier?