-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Durrës pengmarrësi torturues

Kryesoret

Dashamir Koka 47 vjeç është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 11 vjet burg në Milano për 4 vepra të rënda penale. Ai u dënua për “vrasje të mbetur në tentativë”, “tortura”, “rrëmbim personi” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë”. Pritet që ai të ekstradohet në Itali.

“Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar me mbi 11 vjet burgim, nga autoritetet gjyqësore në Milano, për 4 vepra të rënda penale kundër personit, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 47-vjeçari.

U kap dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dashamir Koka, 47 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali”, njofton policia vendase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit