-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DASH: SHBA të përkushtuara ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor

Kryesoret

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”.

Komenti është pjesë e një reagimi që një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i dha Zërit të Amerikës, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy javën e kaluar “se ka informacione që Rusia mund të përpiqet të nxisë një konflikt në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerët tanë evropianë dhe komunitetin ndërkombëtar për të çuar përpara reformat në qeverisje, në sundimin e ligjit, ato zgjedhore dhe në luftën kundër korrupsionit, që do të pakësonin shanset për ndikimin keqdashës rus dhe do të sillnin paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe mirëqenie për rajonin,” thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit javën e kaluar kishin për qëllim pikërisht këtë problem, kryqëzimin midis ndikimit keqdashës rus dhe korrupsionit.

Zëdhënësi i referohet shpalljes nga qeveria amerikane të politikanëve serbë si persona të padëshiruar dhe vendosjes së sanksioneve ndaj 12 entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, aktiviteti i të cilëve lidhet me ndikimin keqdashës rus në rajon dhe korrupsionin.

“Të dyja pengojnë përpjekjet e rajonit për të përparuar drejt anëtarësimit në BE dhe një të ardhmeje më të begatë. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për të gjitha vendet në Evropë, është i rëndësishëm rezultati i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila kërcënon themelet e rendit dhe sigurisë ndërkombëtare,” tha ai./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit