Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis është rikthyer që të flasë për arrestimin e Fredi Belerit. Ministri i Jashtëm u shpreh se “nuk mund të ketë tërheqje nga demokracia” dhe se “kryebashkiaku Fredi Beleri ndodhet në paraburgim të përkohshëm që prej muajit maj, dy ditë para zgjedhjeve vendore në Shqipëri”.
Ai tha se ka njoftuar vendet anëtare të BE-së dhe se kërkon që qeveria shqiptare të lerë Belerin që të betohet duke e cilësuar aktin administrativ, por gjykata pak ditë më parë e hodhi poshtë këtë pretendim duke deklaruar se për lejen e daljes nga burgu për t’u betuar vendos prokurori dhe jo drejtoria e burgjeve.
“Duke respektuar rendin e brendshëm ligjor të Shqipërisë, qeveria greke kërkoi të vetëdijshmen, çfarë nuk ka aspak të bëjë as me pavarësinë e drejtësisë dhe as me procedurat e brendshme gjyqësore të vendit fqinj.
Kërkuam betimin e kryetarit të zgjedhur në mënyrë që vullneti politik i shprehur në zgjedhjet e majit të reflektohej dhe në veprim politik.
Nuk bëhet fjalë për veprim gjyqësor dhe as për ndërhyrje të jashtme. Ky është një akt administrativ, i cili duhet të zbatohet dhe është respektimi i duhur i të drejtave civile dhe shtetit të së drejtës.
Unë personalisht kam marrë përsipër të informoj homologët e mi të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionin Europian” ka thënë Giorgos Gerapetritis.
Brenda apo jashtë? Zhduket pa “nam e nishan” dëshmitari i Fredi Belerit