Policia në Tiranë ka arrestuar 3 persona të dyshuar se shisnin doza të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Bëhet fjalë për një 30-vjeçar, një 34-vjeçar me inicialet A. M., dhe një 23-vjeçar me inicialet R. M., të tre banues në Tiranë.
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e policisë kanë lokalizuar këta tre shtetas, të cilëve gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.