-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtina i thotë “JO” vendvotimeve, Kurti: Kërkesa duhet të vijë nga Serbia

Kryesoret

Prishtina nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve serbe në Kosovë.

Zgjedhjet parlamentare serbe do të mbahen në 17 dhjetor, ata që duan të votojnë duhet të udhëtojnë drejt Serbisë.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, mblodhi të mërkurën në Rashkë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar rrugët e përfshirjes së tyre në votime.

Mbledhja u organizua pak pasi ai njoftoi Komisionin e Zgjedhjeve në Serbi se “nuk është e mundur mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë”, meqë siç tha ai, “regjimi i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, e kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen nga Beogradi të pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një përgjigje ndaj kërkesës së OSBE-së tha se “për votimin e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë.

Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë duhet të marr për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në të kaluarën, zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë lehtësuar nga misioni i OSBE-së dhe deri në vitin 2020 Kosova, nuk e ka penguar organizimin e tyre.

Votat janë grumbulluar nga OSBE-ja dhe janë dërguar për numërim në Serbi. Por, në prill të vitit 2022, qeveria e Kryeministrit Kurti tha se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e saj.

Serbia refuzoi dhe si rrjedhojë votuesit serbë nga Kosova kanë votuar në Serbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit