Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, përkatësisht “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Fillimisht kjo gjykatë rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga gjykimi i çështjes së Jamarbër Malltezi, me pretendimin se ka konflikt interesi.
Gjyqtarja në fjalë la në fuqi vendimin për sekuestron preventive të 25 pasurive të dhëndrit të ish-kryeministrit.









