-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ecja e fundit bashkë”, vdekja e të atit, Juli: Bab, direkt më mori malli…

Kryesoret

Julian Deda i ka kushtuar të atit të ndjerë, Zef Deda,  një dedikim ku dhe ka ndarë foton nga ecja e fundit që kishin realizuar së bashku.

Juli shkruan se për të është nder i madh të jetë djali i Zef Dedës, ndërsa shprehet se i mungojnë batutat, veprimet, shikimi e përqafimi i të atit.

Ndër të tjera, aktori thekson se “nuk e kam venë asnjëherë në dyshim madhështinë e këtij njeriu, por dje dhe sot, vërtetova se Zef Deda përfundimisht nuk ishte vetëm i familjes tonë, por ishte pjesë e çdo familje shqiptare”.

“Ahh, çfarë Babai, çfarë figure, çfare talenti, çfare personaliteti, çfare njeriu. Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim madheshtine e ketij njeriu, por dje dhe sot, vertetova se Zef Deda perfundimisht nuk ishte vetem i familjes tone, por ishte pjese e cdo familje shqiptare.

Nuk gjej dot fjalët per te shprehur mirenjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar per respektin qe ju treguat per Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, per çdo fjale te mire, çdo status ne rrjete sociale, per çdo foto te shperndare, çdo sms te derguar, çdo lot, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo perqafim, duke shprehur me te gjitha menyrat respektin per figurën e tij dhe dhimbjen per largimin nga kjo bote. Faleminderit te gjitha televizioneve dhe mediave, per çdo lajm dhe kronike ku vlerësohet kontributi i tij artistik dhe jo vetem, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve te ketij vendi, qe e vleresuan Zef Deden ne gjithe dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve qe morën rrugen nga çdo cep i vendit dhe jashte tij per te ardhur ne Shkoder e per te na lehtësuar dhimbjen. Mirenjohje,” shkruan Juli ndër të tjera,

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit