-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qafë Murrizë/ Evakuohen pasagjerët e bllokuara nga dëbora

Kryesoret

Policia ka evakuuar të gjithë pasagjerët që ndodheshin në automjetet e bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në Qafë Murrizë.
Mësohet se nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë, u bë i mundur evakuimin e 50 pasagjerëve që ndodheshin në automjete në bypass Qafë Murrizë, duke i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur të bllokuar dhe po i transportojnë në destinacionet e tyre, në Klos, Bulqizë dhe në Peshkopi.
Ndërkohë, borëpastrueset po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës, për të bërë të mundur që dhe automjetet të vijojnë lëvizjen.
Drejtuesit e automjeteve mësohet se duhet të qëndrojnë në makina pasi po punohet intensivisht që për pak minuta të fillojë lëvizja e automjeteve.
Policia Rrugore apelon që dejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën dhe në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Moti i keq, ARRSH: Ja si është gjendja e rrugëve në vend…

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit