Për disa orë me radhë, thuajse 300 mjete u bllokuan në Qafë Murriz për shkak të reshjeve të dëborës.
Mësohet se tashmë ka nisur qarkullimi dhe mjetet që po shkonin në Dibër po kthehen në Tiranë.
Më herët Policia Rrugore e Dibrës i ka ardhur në ndihmë një familjeje, e cila ishte bllokuar në automjet, në bypassin e Qafë Murrizit.
Ata morën fëmijët dhe prindërit e tyre dhe me një automjet privat të një punonjësi të policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion.
Të bllokuar në makinë në Qafën e Murrizit, policia ndërhyn për të ndihmuar familjen