-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emri/ Mori makina me qira dhe i shiti 20 mijë euro, arrestohet 37-vjeçari, e pësojnë 2 zyrtarët

Kryesoret

37-vjeçari Thanas Beko nga Elbasani përfundoi në prangat e policisë pasi shiti tre automjete që kishte marrë me qira duke i hequr GPS dhe duke u falsifikuar dokumentet.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 25-vjeçari me inicialet R. L., dhe 33-vjeçari me inicialet I. B., të dy banues në Elbasan, të dy punonjës të DRSHTRR Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Th. B. dhe 25-vjeçari kanë marrë me qira 3 automjete dhe pasi i kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Për falsifikimin e dokumenteve të automjeteve, 25-vjeçari ka shpërdoruar detyrën në DRSHTRR Elbasan, në bashkëpunim me punonjësin tjetër.

3 automjetet janë sekuestruar nga policia, bashkë me 3 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit