Kombëtarja shqiptare e futbollit mbylli kualifikueset për në Euro 2024 me 12 gola të realizuar.
Lojtarët kuqezi në 5 nga 8 ndeshjet e luajtura, panë golat e tyre të konsideroheshin ndër më të bukurit, madje 2 herë Jasir Asani dhe një herë Kristjan Asllani u vlerësuan si golat më të bukur të raundit.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka hapur një votim, këtë herë për të vendosur golin më të bukur në të gjithë fazën kualifikuese.
Nga 10 golat e përzgjedhur 2 prej tyre mbajnë firmën e lojtarëve tanë, perla e Jasir Asanit kundër Polonisë, dhe goli fantastik i asllanit kundër Ishujve Faroe.
Në këtë garë, Asani dhe Asllani kanë dhe rivalë të mëdhenj si Kylian Mbappe të Francës dhe Saka të Anglisë.