-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një në drekë dhe dy në darkë, UEFA cakton oraret e ndeshjeve të Shqipërisë

Kryesoret

Nëse shorti i sotëm ka vendosur kalendarin e ndeshjeve të EURO 2024 me pozicionimin e skuadrave në grupet e ndryshme, ka qenë UEFA ajo që ka caktuar oraret e sfidave të turneut.

Pasi skuadrat u caktuar nga shorti në një radhë të caktuar dhe u vendosën ndeshjet në secilin grup, ekspertët e UEFA-s duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e kompanive televizive, ndanë oraret për të gjitha ndeshjet.

Spalletti: Di gjithçka për Shqipërinë, një nga ekipet më të forta në qarkullim

Kështu, ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo e 15 qershorit ndaj Italisë në Dortmund, do të luhet në orën 21:00 të darkës, me sfidën Spanjë-Kroaci që do të jetë paraprijëse e saj në orën 18:00.

Ndeshja e dytë në grup e Shqipërisë do të luhet më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë dhe është planifikuar të zhvillohet në orën 15:00. Si për çudi, sfida tjetër e grupit mes Spanjës dhe Italisë, për momentin është parashikuar të luhet më shumë se 24 orë më vonë, më 20 qershor në orën 21:00.

Ndërkaq, ndeshjet e fundit në grup, Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali, do të luhen të dyja në orën 21 të datës 24 qershor. Një situatë që mund të favorizojë pak kuqezinjtë që do të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur për duelin e fundit në krahasim me iberikët./Panorama Sport

“Nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani”, Duka: Shqipëri, je skuadra më e bukur në botë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit