-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana 1-1 Partizani, bardheblutë 14 muaj pa fitore në derbi

Kryesoret

Tirana dhe Partizani barazuan 1-1 në derbin e 172 të kryeqytetit në “Air Albania”.

Sfida nisi me tetë minuta vonesë dhe për këtë u kujdesën tifozeritë, që ndezën një arsenal të vërtetë flakadanësh, me tymin që u bë pengesë për fillimin normal të sfidës. Pas fërshëllimës së parë, Tirana kontrolloi lojën dhe pati disa raste.

Zhbllokohet derbi, Hasani bën të “shpërthejë” festa bardheblu (Video)

Ishte Florent Hasani që në minutën e 28-të kaloi bardheblutë në epërsi, duke dërguar pjesën bardheblu të stadiumit në festë. Më pas, në minutat 32 dhe 34 kishte tension, me tifozët që u bënë protagonistë duke hedhur sende të forta në fushë.

Të lënduar mbetën Najdovski dhe Qirko, teksa arbitri Juxhin Xhaja ftoi dy kapitenët për të folur me ultrasit, duke dhënë sinjalin se nëse situata vijonte do detyrohet të ndërpriste sfidën. Pas vijimit të lojës dhe me shtatë minuta shtesë, pjesa e parë u mbyll 1-0 për bardheblutë.

Fraksioni i dytë nisi me grintë, teksa sërish bardheblutë e filluan mirë. Latifi humbi një rast të pabesueshëm te Tirana. Në vijimin e lojës dhe konkretisht në të 69 minutë Doka dhe Rrapaj u përplasën mes tyre, me sherrin që përfshiu kampet. Vetëm të verdhë për dy lojtarët.

Derbi/ Doka e Rrapaj “përplasen” në fushën e blertë

Duhej minuta e 80-të që i sapofuturi Albers Keko të vendoste ekuilibrat për 1-1 me një goditje fluturimthi. Më pas Përgjoni gaboi te Tirana, ndërsa e gjithë ndeshja u mbyll 1-1. Tirana ka 14 muaj pa sukses në derbi dhe fitorja e fundit ishte në 2 tetorin e 2022 me dopietën e Xhixhës. Ndërkohë Partizani ka tre barazime radhazi.

Vjen goli i barazimit, ekuilibër në derbin e kryeqytetit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit