-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisionet hetimore? Bardhi: Drafti i PS-së, i zi, si Ermonela Felaj

Kryesoret

Tymi, flakët dhe përplasjet fizike kanë dominuar edhe këtë të hënë panoramën e seancës së radhës plenare në Kuvend. Pas konfrontimeve me oficerët e Gardës, të cilët ia bën të vështirë hyrjen në sallë pasi kishte në xhep një flakadan, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka u bë protagonist në nisje të seancës.

Noka ndezi disa flakadanë duke hedhur një prej tyre në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla. Kjo e fundit më pas, vendosi të përjashtojë deputetin demokrat, por Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla. Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim, por Noka edhe pse i përjashtuar ka qëndruar në sallë dhe u ka vënë zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolinat e ligjvënësve demokratë.

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se aksioni opozitar do të vazhdojë deri në ngritjen e komisioneve hetimore. “Ajo që patë është vijimi i aksionit tonë. Nuk do të lejojmë seancë normale. Që në mëngjes jemi përballur me rrethimin e gardës. Jemi vend kandidat i BE-së dhe anëtar në NATO, por deputetët e opozitës dhe shumicës rrethohen me forca sigurie. Kjo godinë dhe sallë ka humbur misionin e vet. Ata duhet ti kthehen në rrugën e arsyes” tha ai.

Kishte edhe një koment për propozimin e shumicës socialiste për komisionet hetimore. “E zezë është zonja që e ka propozuar, i zi është edhe ligji, tipik komunist, që i mohon opozitës të drejtën për të ngritur komisione hetimore. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte. Ajo duhet të propozojë për të kufizuar konfliktin e interesit në prokurorinë e Tiranës, katër familjarë kanë pushtuar për gjobëvënie prokurorinë e Tiranës. Tani refuzimin e komisioneve hetimore duan ta bëjnë me ligj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit