Në Sarandë është arrestuar një 36-vjeçar me inicialet V. B., i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin korrik të vitit 2022, në banesën e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme.