Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, tek vendi i quajtur ish-pularia në Shijan.
Automjeti tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. Sinaj, 23-vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta dhe merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.