Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi paraditen e sotme në Fier. Viktima është Erjon Javori. 41-vjeçari u qëllua me kallashnikov. Mbeti i plagosur rëndë. U transportua për në spital por nuk mundi që të mbijetonte pasi plagët ishin të shumta dhe të rënda.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në lagjen ‘16 Prilli” e njohur si lagjja e “Backallinjve” në Fier. Policia ka rrethuar zonën dhe është vendosur në ndjekje të autorëve duke ngritur postblloqe.
FOTO nga vendi i ngjarjes/ Ky është 41-vjeçari që u ekzekutua me kallash në Fier