-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky bisedon me udhëheqësit e G7

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, bisedoi të mërkurën përmes një lidhje me video me udhëheqësit e G7. Ai tha se Moska po shpreson për një krisje në unitetin e vendeve perëndimore vitin që vjen.

Të pranishmit, mes tyre aleatët kryesorë të Kievit, Presidenti Joe Biden dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak, thanë se mbetën të përkushtuar për të mbështetur Ukrainën. Komentet e tyre erdhën mes frikës se mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të zbehet pasi Kievi po bën përparim të kufizuar në fushën e betejës.

“Ne jemi të përkushtuar që të mbështesim një Ukrainë të pavarur, demokratike, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thanë udhëheqësit e G7 në një deklaratë pas takimit.

Udhëheqësit njoftuan veprimet që do të ndërmerren kundër Rusisë, përfshirë ndalimin deri në janar të importit të diamanteve nga Rusia dhe diamanteve ruse të përpunuara nga vende të treta deri në mars. Kjo është një nga përpjekjet për të ulur fitimet e Rusisë.

Ndër masat e tjera është edhe forcimi i zbatimit rreptësishtë të kufirit të çmimit të naftës ruse, ndërsa udhëheqësit e G7 u bënë thirrje palëve të treta që të mos i shesin Rusisë materiale ushtarake ose do të përballen me një “kosto të rëndë”.

Udhëheqësit gjithashtu premtuan shtimin e përpjekjeve humanitare për Ukrainën gjatë dimrit, duke i bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit të saj dhe të paguajë për dëmet që ka bërë tashmë.

Ndërsa zoti Zelenskyy u takua me udhëheqësit e G7, Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një udhëtim të rrallë jashtë vendit, një vizitë njëditore në Lindjen e Mesme me ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite në përpjekje për të rritur pozitën e Rusisë në rajon./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit