-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dajak, përplasje dhe aksidente! 11 të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

11 persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin M. Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për shitjen e një automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin G. K., 49 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

  • N. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal në rrugën “Muhamed Gjollesha”;

  • P. B., 60 vjeç, E. Xh., 30 vjeç, B. Q., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tish Daija”, kanë kanosur me fjalë dhe goditur për shkak të detyrës, inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

  • F. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë, si dhe proceduan penalisht shtetasin H. Sh., 21 vjeç, banues në Krujë. Në një lokal në Krujë shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin F. Sh., i cili ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa shtetasit H. Sh., i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

  • M. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

  • T. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

  • M. A., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen V. C., 44 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. B., 33 vjeç, A. M., 40 vjeç, dhe F. S., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme rreth orës 21:30, në rrugën “Kastriotët”, janë konfliktuar dhe kanë goditur me automjet shtetasin H. H., 37 vjeç. Si pasojë 37-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Leave a Reply

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit