-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresi i PS, Peleshi: Do të shtojmë më shumë trupa në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi në Kongresin e PS se nga viti që vjen Shqipëria do të shtojë trupa mbrojtëse në KFOR dhe në rajon. Peleshi deklaroi se kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani.

“Edukimi ushtarak do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit. Ndërkombëtarizimi i edukimit ushtarak për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar.

Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s. Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani. Shqipëria sot është eksportuese e paqes, prezente në 8 misione ndërkombëtare, në KFOR Kosovë, Bosnjë, Iraq, Detin Mesdhe, Letoni, etj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit