-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Tiranës/ SPAK: Procedura ishte fiktive, Zoto ishte fituesi

Kryesoret

Gjykata e Posaçme firmosi të premten, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.

Por për çfarë akuzohen?

SPAK deklaron se nga hetimet ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri e dinin kohë më parë që do të shpalleshin fitues të projektit, kontratës koncesionare 128 milionë Euro.

“Në lidhje me procedurën e dhënies së koncesionit me objekt: “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzituese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”, rezulton se shoqëria propozuese “Integrated Energy BV”, në përbërje të së cilës është aksionere edhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k në pronësi të shtetasit Klodian Zoto, ka qenë në dijeni të rrethanave konkuruese që përpara se të shpallej procedura e dhënies së koncesionit.

Kjo ka ndodhur në sajë të ndihmës së dhënë nga vetë funksionarët e Ministrisë së Mjedisit, shtetasi Lefter Koka, shtetasi Alqi Bllako, shtetasja Alba Thoma, shtetasi Bledar Karoli, si dhe nga anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasit Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku shoqëria propozuese “Integrated Energy BV” është pajisur me dokumentacionin e nevojshëm që duhej të dorëzonte në Ministrinë e Mjedisit para dhe gjatë procedurës koncesionare,me qëllim shpalljen fitues të kësaj shoqërie.

Dokumentet Standarte të Koncesionit nuk rezultojnë të jenë hartuar dhe miratuar nga anëtarët e komisionit, në kohën që këto dokumente janë ngarkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik, pasi rezulton se nga ana e komisionit nuk është mbajtur mbledhje apo procesverbal për hartimin e Dokumenteve Standarte të Koncesionit”.

Inceneratori i Tiranës/ SPAK: Drejtori i Veliajt i dha 8 pikë Zotos pa parë kostot

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit