-sidi education-spot_img
33.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari në Europol: Në fokus goditja e trafikut, krimit dhe mashtrimeve online!

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot në selinë e Europol në Hagë, ku u prit nga drejtori ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner, si dhe nga përfaqësues të qendrave të specializuara të agjencisë kundër krimit të organizuar dhe atij ekonomik.

Postimi i Lamallarit

Në selinë e Europol në Hagë, ku zhvillova një takim me drejtorin ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner, si dhe me përfaqësues të qendrave të specializuara të Europol kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik.

Diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Europol, veçanërisht në luftën kundër trafikut të drogës, grupeve kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore, krimit financiar dhe mashtrimeve online.

Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe po dëshmon çdo ditë se vepron si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët europiane me të njëjtin angazhim si vendet anëtare të BE.
Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit me Europol dhe pjesëmarrja aktive në operacionet e përbashkëta, janë dëshmi konkrete e këtij përkushtimi. Bashkërendojmë punën për ta çuar këtë partneritet në një nivel edhe më të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit