Një 59-vjeçar A.Z., është plagosur me armë në Shkodër, në fshatin Guci.
Ai raportohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e çështjes, sakaq, dyshohet se plagosja ka ardhur nga një plumb “qorr”.
Njoftimi i policisë:
Shkodër /Informacion paraprak
Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonaal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.