Ish-shefi i hetimit të krimeve në Elbasan Leonard Palushi depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon të shpallet i pafajshëm duke kundërshtuar vendimin e gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin dhe Korrupsionin e cila la në fuqi dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ndaj tij u vendos 2 vjet e 4 muaj.
Palushi është shpallur fajtor për “korrupsion”. Sipas hetimeve të SPAK, ai ka përfituar një automjet “Mercedes Benz” nga Erion Alibej, në këmbim të devijimit të hetimit të vrasjes së Emiliano Ramazanit.
Njëkohësisht, SPAK kërkoi sekuestrim e mjetit dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.