-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kërkon ta burgosë në shtëpi/ Hap pas hapi, çfarë ndodh tani me Berishën?

Kryesoret

SPAK ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për autorizim për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë së arrestit ndaj ish- kryeministrit. Por cila është procedura që ndiqet në raste të tilla nga Kuvendi?

Me ndryshimet e reja ligjore, një deputet mund të hetohet apo përgjohet nga SPAK dhe më pas i dërgohen provat Kuvendit duke kërkuar autorizim për arrestimin e tij.

Prokurorët e SPAK duhet të bindin deputetët e Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet në Kuvend për shkeljet që ka kryer Sali Berisha, për të cilin SPAK, kërkon arrestimin.

Fill pas kërkesës së SPAK, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, cakton një orarmbledhjeje të Komisionit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet.

Tashmë me mbërritjen e kërkesën së SPAK pritet që Kuvendi të përcaktojë datën dhe orën e kësaj mbledhjeje.

Ligji parashikon detyrimin e prokurorëve të SPAK që të paraqesin para deputetëve provat e siguruara ndaj deputetit Sali Berisha.

Në përfundim të mbledhjes, komisioni i paraqet deputetëve të Kuvendit një raport ku përmblidhen pretendimet e palëve.

Pas kësaj, caktohet një seancë plenare ku deputetët votojnë për autorizimin ose jo të prokurorisë për arrestimin e deputetit Sali Berisha.

Edhe nëse Kuvendi e autorizon SPAK-un për arrestimin e tij, ai nuk e humbet mandatin e tij deri në dënim me vendim të formës së prerë përveç rasteve kur e dorëzon vetë./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit