-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veto për Belerin/ Stano i “tërheq veshin” Greqisë: Mos krijoni krisje të kota

Kryesoret

Greqia ka deklaruar se do të vendosë veto për hapjen e kapitujve të negociatave për Shqipërinë. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano i ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të prerë Greqisë për çështjen e Fredi Belerit.

Stano gjatë një interviste të dhënë për Open Tv News deklaroi se Greqia nuk duhet të krijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. Stano thekson se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit.

“Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat.

Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit” tha ai.

Samiti në Bruksel, media greke: Greqia nuk do japë pëlqimin nëse nuk zgjidhet çështja e Belerit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit