-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç shumë i shqetësuar për zhvillimet me Kosovën: Çështja do të jetë dhe më e sikletshme

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë disa mesazhe të forta për situatat më të nxehta në rajon dhe botë. I ftuar në një studio televizive, ai tregoi në një intervistë se ka frikë se çështja me Kosovën do të jetë edhe më e sikletshme.

Ai tregon se në BBC është publikuar një tekst në të cilin është paraqitur si autokrat, por në fund ka thënë se Serbia po përparon me sukses.

“Do të kemi sukses, por nuk mund të rritesh me shpejtësinë që do të kishe nëse nuk do të kishe probleme të jashtme. Kam frikë se situata rreth Kosovës dhe Metohisë do të krijohet në një mënyrë gjithnjë e më të sikletshme”, tha Vuçiç.

Për presidentin është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se zgjedhjet nuk janë lojë, dhe shteti nuk është lodër. “Shumëkujt i duket se fjalët e dikujt janë më të ëmbla, më të bukura, më të shpejta dhe më të lehta për t’u thënë sesa unë, por pozicionet janë të ndryshme”, tha Vuçiç.

Ai tregon se duhet të kujdeset për çdo fjalë sepse do të jetë përgjegjës para popullit, jo si ata që luftojnë për një përqindje më të madhe votash. “Nuk është e vështirë për atë që do një ose dy përqindje të thotë gjëra për të cilat nuk ka pse të përgjigjet, dhe unë duhet të kujdesem për çdo fjalë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit