-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani kërkon mrekullinë në Angli, Porto “kokë më kokë” me Shakhtarin

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme Champions  League do të luajë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, sfida në të cilat duhet të përcaktohen ende dy ekipet që do sigurojnë biletën për në raundin tjetër.

Si gjithmonë vëmendja më e madhe shkon në grupin F, i njohur dhe si “grupi i ferrit”, aty ku Dortmund ka arritur të sigurojë kualifikimin, por për Milanin, Newcastle dhe PSG e ardhmja mbetet ende një mister.

Gjermanët presin në shtëpi PSG, me francezët të cilët do të mjaftoheshin me  një barazim për të vijuar më tej.

Një barazim i cili do të shuante shanset përfundimisht për dy ekipet e tjera të grupit për të arritur kualifikimin.

Milan duhet të drejtojë gishtin vetëm nga vetja nëse do një fajtor për situatën në të cilën ata ndodhen, pikë të humbura në dy ndeshjet përballë Dortmund dhe ai barazim në “San Siro” përball rivalëve të Newcastle kanë lënë shumë pasoja, dhe as një fitore mbrëmjen e sotme në tokën angleze mund të mos mjaftojë në fund.

Nëse Dortmund arrin të mposhti PSG-në, cilido që fiton në sfidën Newcastle-Milan kalon grupin.

Grupi tjetër ku ka garë për një vend të lirë ende për në fazën tjetër është ai H dhe ndeshja direkt do të jetë ajo mes Portos dhe Shaktar Donjetz. Portugezët janë të dytët me 3 pikë më shumë se ukrainasit dhe për tu kualifikuar mjaftohen me dy rezultate, fitore ose barazim. Ndërkohë Barcelona kryesuese luan ndaj Atwerp të Arbnor Mujës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit