-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani-Von der Leyen: Nevojë për heqjen e masave dhe statusin të vendit kandidat

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel.

Në një postimi  në “Facebook”, Osmani shkruan se me Presidentin e KE bisedoi për heqjen e masave  të vendosura nga ana e BE-së ndaj Kosovës dhe rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE.

“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE.

Mirëpresim ‘Planin e Rritjes’, të prezentuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma,” shkruan Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit